Press ESC to close

Acidi hialuronik për fytyrën, kockat dhe nyjat – si vepron dhe pse është i rëndësishëm?

Acidi hialuronik është substancë natyrale që ndihmon në mbajtjen e lagështisë në lëkurë, nyje dhe kërce. Pas moshës 25 vjeçare, trupi fillon ta prodhojë më pak, duke ndikuar në plakjen e lëkurës dhe dobësimin e nyjave. Suplementet janë të domosdoshme për të ruajtur elasticitetin, hidratimin dhe funksionin normal të organizmit

Acidi hialuronik është një substancë që gjendet natyrshëm në trupin tonë. Koncentrimet më të larta të këtij acidi gjenden në sy, nyje dhe lëkurë, së cilës i jep lagështi, elasticitet dhe fortësi.Funksioni i acidit hialuronik në organizëm është i ndryshëm dhe varet kryesisht nga vendi ku ndodhet. Fatkeqësisht, acidi hialuronik ka jetëgjatësi shumë të shkurtër: jeton deri në 3 ditë në trup dhe vetëm një ditë në lëkurë, pas së cilës molekula shpërbëhet dhe largohet nga organizmi. Për këtë arsye, është e rëndësishme të zëvendësohet vazhdimisht acidi hialuronik, pasi ai është komponent strukturor në shumë inde, ndërsa si i tillë është i domosdoshëm për funksionimin normal të organizmit.

Acidi hialuronik është komponenti kyç i llojeve të ndryshme të indit lidhor në trupin tonë. Ka vetinë natyrale për të lidhur lagështinë në sasi të mëdha, dhe mund të absorbojë dhe ruajë rreth 1000 herë peshën e vet.

Acidi hialuronik mund të përmirësojë nivelin e lagështisë në lëkurë dhe njëkohësisht të forcojë barrierën e saj, pra shtresat e jashtme të lëkurëS.

 

Si ndihmon acidi hialuronik në lëkurën e fytyrës?

Edhe pse acidi hialuronik gjendet në të gjitha indet trupore, përqendrimi më i madh ndodhet në lëkurë. Gati 50% e sasisë totale të acidit hialuronik në trup ndodhet pikërisht në lëkurë. Ndodhet në shtresat më të thella të lëkurës, si dhe në sipërfaqe.

Lëkura e re që ka përmbajtje të lartë të acidit hialuronik është e butë dhe elastike, ndërsa me plakjen, përqendrimi i tij në lëkurë bie, gjë që e bën lëkurën të humbasë elasticitetin, të bëhet e thatë dhe më pak e tendosur.

Duke vepruar në disa nivele, acidi hialuronik mban lagështinë e lëkurës, nxit sintezën e kolagjenit dhe kështu forcon lëkurën. Është një antioksidant i shkëlqyer dhe mbron qelizat nga radikalet e lira, redukton proceset inflamatore në lëkurë, ruan hidratimin natyror të saj dhe përmirëson strukturën duke e bërë më të butë dhe më të lëmuar.

Acidi hialuronik nuk është i destinuar vetëm për ata që dëshirojnë të ruajnë pamjen rinore të lëkurës, por edhe për ata që kanë probleme me rozace, persona me lëkurë të ndjeshme si dhe të rinjtë me akne.

Për arsye të mësipërme, preparatet e bazuara në acidin hialuronik të dyfishtë, janë një nga përbërësit më të preferuar në industrinë kozmetike.

- Sponsored Ad - Advertisement