
Komuna e Prishtinës ka njoftuar për disa aktivitete që do të mbahen për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Komuna ka ftuar fëmijët të bashkohen në festë.“Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve po vjen me plot ngjyra, dhe një program i pasur me aktivitete artistike dhe sportive që sjellin shumë gëzim për më të vegjlit tanë. Ju ftojmë të na bashkoheni këtë të diel për një ditë të veçantë, plot argëtim, krijimtari dhe dashuri për fëmijët tanë”, thuhet në njoftim.