Press ESC to close

Abdixhiku diskuton me ambasadorin francez për krizën institucionale dhe nevojën për Qeveri të Unitetit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

LDK njofton se kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Guerot diskutuan rreth zhvillimeve politike në vend, krizën institucionale dhe për qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës karshi kësaj situate, transmeton Telegrafi.

“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku ritheksoi propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie të Unitetit. Ai edhe njëherë tha se një qeveri e tillë përbën një zgjidhje të përkohshme, por të domosdoshme për të tejkaluar ngërçin politik dhe për të rikthyer funksionalitetin e institucioneve demokratike në vend”, ka njoftuar LDK.

Mes tjerash, bëhet e ditur se “Abdixhiku ritheksoi se bllokada politike dhe institucionale është e papranueshme, dështimi për të 23-tën herë radhazi është rezultat i paaftësisë së partisë fituese për të krijuar shumicë parlamentare funksionale dhe se ky bllokim përbën një rrezik serioz për mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin institucional të vendit dhe rrjedhën normale të proceseve shtetërore”.

“Kryetari Abdixhiku e falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve të rëndësishme shtetformuese dhe demokratizuese; ndërsa vlerësoi se bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës është i domosdoshëm, jo vetëm për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, por edhe për avancimin e pozitës ndërkombëtare të vendit dhe për stabilitetin afatgjatë në rajon”.

- Sponsored Ad - Advertisement