Press ESC to close

Maturantët në veri të Mitrovicës festojnë me flamuj dhe këngë nacionaliste, Elshani: Situata është e qetë

Një grup maturantësh sërish kanë festuar përfundimin e shkollës duke defiluar në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Festimet janë shoqëruar me këndim të këngëve me përmbajtje nacionaliste, përdorim të fishekzjarrëve dhe valëvitje të flamurit serb.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, defilimet e maturantëve kanë nisur që nga java e kaluar.

Ai theksoi se, pavarësisht manifestimeve, situata në qytet mbetet e qetë.

“Që nga java e kaluar kemi defilime të maturantëve, e besoj edhe javën e ardhshme. Situata është e qetë”, deklaroi Elshani për Telegrafin.

Gazetarja e Telegrafit nga veriu i Mitrovicës raporton se një pjesë e maturantëve janë ndalur pranë shtatores së “Car Llazarit”, ku kanë brohoritur “Kosova është Serbi”.

- Sponsored Ad - Advertisement