Press ESC to close

Trump akuzon Kinën për shkeljen e marrëveshjes tregtare: Do të marrim masa

Trump akuzon Kinën për shkeljen e marrëveshjes tregtare: Do të marrim masa

Trump akuzon Kinën për shkeljen e marrëveshjes tregtare: Do të marrim masa

Administrata e Donald Trump po përgatit lëvizje të reja kundër Kinës, ka njoftuar zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë pasi presidenti amerikan akuzoi Pekinin për “shkelje” të një marrëveshjeje tregtare me Uashingtonin.

“Kjo hap një seri të tërë procedurash për Shtetet e Bashkuara për të siguruar pajtueshmërinë (me marrëveshjen) në të ardhmen”, tha Stephen Miller.

“Ka masa që tashmë janë marrë, ka masa që po merren aktualisht, ka masa që po shqyrtohen”, shtoi ai.

“Do të ishte jashtëzakonisht e pamatur që Kina të vazhdojë në këtë rrugë në vend që të kërkojë një rrugë bashkëpunimi.”

 

Trump tha më herët të premten se Kina kishte shkelur një marrëveshje tarifore me Shtetet e Bashkuara.

 

“Kina, ndoshta jo çuditërisht për disa, ka shkelur plotësisht marrëveshjen e saj me ne”, tha Trump.

- Sponsored Ad - Advertisement