
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se shpreson të presë Vladimir Putinin, Volodymyr Zelenskyn dhe Donald Trumpin në një takim.
Ai theksoi se Turqia do të ndërmarrë hapa drejt një takimi udhëheqësish pas raundit të fundit të bisedimeve midis delegacioneve.
Erdogan e përshkroi takimin në Stamboll si “të shkëlqyer.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhii Tykhyi, tha më parë se Volodymyr Zelensky do të takohej me Vladimir Putinin nëse ky i fundit do të pranonte ftesën e tij.
Në anën tjetër sot ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve për paqe mes palës ukrainase dhe asaj ruse që u takuan në Stamboll të Turqisë.
Gjatë këtij takimi kanë arritur marrëveshje për shkëmbim të burgosurish por jo edhe për një armëpushim pa kushte.